Kanë filluar punimet për montimin e trarëve tek mbikalimi i Shkozës.
Lajmin e bëri të ditur inxhinieri i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Shkëlqim Lushaj gjatë një interviste televizive ku foli për ecurinë e punimeve, të cilat pritet të mbarojnë brenda kësaj jave.
“Ky mbikalim është me një gjatësi prej 180 m, përbëhet nga 6 hapësira drite nga 30 m. Aktualisht jemi në fazën e ngritjes së trarëve, ku me përfundimin e këtyre punimeve ky mbikalim do të bëjë të mundur lidhjen e Unazës Lindore me Unazën Veriore, e cila është në proces zbatimi. Këto punime mendohen të zgjasin për një periudhë njëjavore, ndërsa punimet për segmentin do të përfundojnë brenda muajit maj 2023″, tha Lushaj.
8, 52 km është gjatësia në të cilën do të zbatohet projekti i Unazës së Madhe nga mbikalimi deri tek ish-sheshi “Shqiponja”, ku pritet që të përfundohet edhe projekti.