Gjermania do të vërë në dispozicion edhe 19 milionë euro të tjera për ndihmë humanitare për popullsinë e Rripit të Gazës, njoftoi ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock.

”Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Refugjatët (UNRWA) dhe Programi Botëror i Ushqimit (FAO) po u sjellin ndihma ushqimore familjeve të uritura, jeta e të cilave është në rrezik, sepse çdo vakt, sado i vogël qoftë, është jetik për fëmijët në Gaza”, theksoi Baerbock.

”Çdo kuti me furnizime mjekësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ndihmon rikthimin e një niveli minimal të kujdesit mjekësor në spitalet e shkatërruara në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën bombardime intensive nga forcat izraelite për muaj të tërë”, shtoi ajo.

Paratë do të përdoren, ndër të tjera, për të financuar shporta ushqimore që mbulojnë 90% të nevojave ditore./ata