Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në Konferencën “Balkanomics”, që u zhvillua në Tiranë.

Ibrahimaj e cilësoi këtë takim një diskutim rreth rëndësisë së bashkëpunimit mes sektorëve publik-privat për parimet e kuadrit të standardeve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG).

“Kuadri i standardeve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) janë faktorë kyç në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë”, tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se, Qeveria shqiptare njeh rëndësinë e integrimit të këtyre parimeve si gur themeli për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare.

“Në fokus të punës tonë është nxitja e qëndrueshmërisë afatgjatë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët e saj”, u shpreh Ibrahimaj./ata