Në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë faza III, po vijon puna për formimin e trupit të rrugës në të gjithë gjatësinë e projektit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, bëri të ditur se, paralelisht vazhdon puna për ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit dhe ndërtimin e veprave të artit (tombino, mure mbajtëse, mbrojtje lumore etj.)

Sipas ARRSH-së, puna në këtë kantier po ecën me ritme dhe do të vazhdojë pa ndërprerje deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII.

Dy lotet e para të aksit Elbasan-Qafë Thanë shtrihen përgjatë shtratit të lumit Shkumbin, ndërkohë që lotet tre dhe katër vijojnë përgjatë kodrave në zonën e Murrashit dhe Librazhdit.

Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore./ata