Në fshatin Shakovicë të Podujevës në Kosovë janë gjetur 3 bomba gjermane 50 kilogramëshe, të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo është bërë me dije sot nga Forca e Sigurisë së Kosovës, me një postim në rrjetet sociale, teksa janë pubikuar edhe foto ku shihet momenti kur nxirren bombat nga vendi ku u zbuluan.

3 bombat gjermane janë gjetur gjatë punimeve në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi ‘Bondsteel’ i ushtrisë amerikane, kanë arritur që t’i largojnë  tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës./Shqiptarja