Partia Socialiste do të ndezë pasditen e sotme motorët e fushatës për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

 

Pak orë para çeljes zyrtare të fushatës, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale disa momente me stafin e tij në ambientet e Kryeministrisë.

 

Ndërsa u tregon audion e një kënge që i ka dërguar një fans në celular, Rama pyet nëse i pëlqen kjo këngë për fushatë apo jo.

 

“Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans. A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe për kong fushate? Apo snuk”, shkruan Rama.