Kryetari i PD, Lulzim Basha, uroi Mark Rutten për zgjedhjen  Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Në rrjetin social X, Basha shkruan se lidershipi i ri dhe vizioni i tij për rolin e Aleancës në sigurimin e paqes dhe mbrojtjes së demokracisë, janë të rëndësishme për sigurinë kolektive dhe stabilitetit global.

Ai gjithashtu shprehet se Shqipëria si anëtare e NATO-s, qëndron fuqishëm krah Ukrainës kundër agresionit rus dhe krah Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në NATO./ata