Ministri i Financave, Ervin Mete deklaroi sot se duke filluar nga vitit 2026 do të ketë indeksim të pagave në masën e inflacionit.
Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ministri informoi se me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi
“Ky indeksim do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026”, deklaroi ai.
Ministri informoi se nga 1 korriku avancohet faza e dytë e politikës së rritjes së pagave, e cila ka nisur në vitin 2023, fazë nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore.
Me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik arrin në 105 mijë lekë./ata