Presidenti i Bolivisë, Luis Arce deklaroi se disa njësi ushtarake janë mobilizuar në mënyrë të parregullt në vend dhe kërkoi nga ushtria që të respektojë demokracinë.

Në një deklaratë nga llogaria e tij X në median sociale, Arce tha: "Dënojmë mobilizimin e parregullt të disa njësive ushtsarke nga disa njësi të ushtrisë së Bolivisë. Demokracia duhet të respektohet".

Në lajmet e mediave boliviane thuhet se tanket dhe ushtarë me kapuçë evakuuan civilët nga sheshi "Plaza Murillo" në kryeqytet dhe rrethuan zonën. Në lajme pretendohet se komandantët e nivelit të lartë të ushtrisë së Bolivisë kërcënuan me marrjen e ekzekutivit.

Ndërsa në lajmet e pasqyruara në mediat sociale theksohet se njësitë ushtarake janë pozicionuar përreth Shtabit të Përgjithshëm.

Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales në një deklaratë përmes llogarisë së tij në median sociale, njoftoi se forcat e armatosura janë përpjekur të bëjnë "grusht shteti".

"Grushti i shtetit po afrohet. Komandantët nga Shtabi i Përgjithshëm bënë thirrje për takim urgjent në orën 15:00. Ne i bëjmë thirrje për mobilizim kombëtar të gjithë popullit tonë në qytete dhe zona rurale për të mbrojtur demokracinë. Shpallim grevë të përgjithshme pa afat. Nuk do të lejojmë që forcat e armatosura të shkelin demokracinë dhe të frikësojnë njerëzit", deklaroi Morales./aa