SHBA-ja bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje lidhur me "përpjekjen për grusht shteti" në Bolivi.

Një zyrtar nga Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se po ndjekin nga afër zhvillimet në Bolivi.

Duke ruajtur anonimitetin, zyrtari tha se "SHBA-ja po ndjek nga afër situatën në Bolivi dhe bën thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje".

Presidenti i Bolivisë, Luis Arce ka deklaruar se disa njësi ushtarake janë mobilizuar në mënyrë të parregullt në vend dhe kërkoi nga ushtria që të respektojë demokracinë./aa