Rreth 29 mijë nxënës të klasave të 9-ta do t’i nënshtrohen sot provimit të fundit, atij të gjuhës së huaj.
Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.
Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor.
Më 20 qershor nxënësit zhvilluan provimin e parë, atë të gjuhës shqipe, më 25 qershor matematikën dhe e mbyllin sot me gjuhën e huaj./ata