Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot Medaljen e Argjendit për Vlerësim Profesional, Halil Kastratit, shqiptarit nga Kosova i cili kontribuoi në rindërtimin e 23 banesave të dëmtuara nga tërmeti në Lezhë.

Kryeministri vlerësoi kontributin e tij të posaçëm në këtë proces.

“Faleminderit! Nderim për Halil Kastratin, me mirënjohje për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhës”, u shpreh Kryeministri, ndërsa i dorëzoi Medaljen e Argjendit për Vlerësim Profesional.

Halil Kastrati, kryetari i shoqatës shqiptare “Jetimët e Ballkanit” ka financuar projektin e ndërtimit të 23 banesave në bashkinë Lezhë.

Ky nuk është kontributi i parë në ndihmë të personave në nevojë, pasi më herët me financimin e tij ka përfunduar ndërtimi i 35 shtëpive në Kukës, Krumë dhe Tropojë./ata