Një forum ndërkombëtar për turizmin do të mbahet në muajin prill në Tiranë, njoftoi kryeministri Edi Rama nga Berlini, aty ku sot u mbajt “panairi i turizmin ITB Berlin”.
Forumi që do të organizohet muajin e ardhshëm në vendin tonë, vjen si bashkëpunim i ministrisë së Turizmit e Mjedisit dhe Organizatës Botërore të Turizmit.
“Shqipëria në ITB Berlin, Panairi më i madh i Turizmit në botë, ku më në fund përfaqësohemi denjësisht jo thjesht me natyrën e bukur po me një ofertë serioze turistike, falë punës këmbëngulëse vit pas viti, ndryshimit të imazhit të zymtë të Shqipërisë së deri disa viteve më parë, investimeve publike e private, si edhe një armate dinamike operatorësh turistikë.
Pason në prill Forumi Ndërkombëtar i Turizmit në Tiranë, një bashkëpunim i ministrisë sonë të Turizmit e Mjedisit me Organizatën Botërore të Turizmit, për të cilin biseduam në Berlin edhe me Sekretarin e Përgjithshëm #UNËTO Zurab Pololikashvili”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.