Nga viti 2011 deri në 2023-shin vendit i janë shtuar 70 mijë banesa. Sipas të dhënave të censit të banesave rezulton se në Shqipëri në total janë 1.082.529 banesa të zakonshme, nga të cilat 47% ishin shtëpi individuale, 39.9% ishin pallate dhe pjesa tjetër ishin janë banesa pjesërisht të veçuara dhe shtëpi në rend tarracor.

Në pamje të parë duket sikur një në dy banorë të vendit ka një banesë, por në fakt e vërteta është kundërta. Censi tregoi se 356,204 banesa të pabanuara ose 32.9% e totalit, pasi nga numërimi ka rezultuar se vetëm 726.325 banesa ishin të banuara. Sipas të dhënave rreth 40% e apartamenteve, pra (170 264 apartamente) në Shqipëri nuk kishin banorë.

“Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 përqind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 përqind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 përqind”, thuhet në raportin e CENS.

Kjo tregon për një stok të madh pronash të pa shitura, ndërkohë që çmimet e tyre sot kanë arritur në shifra rekord. Në këto kushte ku flitet për mijëra banesa bosh, pikëpyetja që ngrihet ka të bëjë me bumin e ndërtimeve në vend, se për kë po ndërtohet dhe a ka vërtetë blerës?

NUMRI I BANESAVE NË SHQIPËRI

Cens 2011                  1,012,400 banesa

Cens 2023                  1,082,529 banesa

Rritja                            +70,129 banesa

Nga  1 082 529 banesa në total  janë 508 643 shtëpi individuale dhe 431 858 apartamente

726 325 banesa të zakonshme të banuara - Nga këto 360 233 shtëpi individuale dhe 261 594 apartamente

356 204 Banesa të pabanuara - Nga këto 148 410 shtëpi individuale dhe 170 264 apartamente

Nga 431 858 mijë apartamente (Pallat) në total

Apartamente të banuara 261 594 

Apartamente të pabanuara 170 264 

Nga 508 643 shtëpi individuale

Shtëpi individuale të banuara 360 233

Shtëpi individuale të pabanuara 148 410

 Një tjetër konkluzion i nxjerrë ka të bëjë me madhësitë e apartamenteve. Shqiptarët jetojnë në banesa të vogla dhe të mbipopulluara, pasi 47.1% e tyre janë me madhësi 40-69 metër katror, ndjekur nga 23.7% me sipërfaqe banimi 70-99 metër katror.

Banesat e zakonshme të banuara sipas sipërfaqes së përdorshme

Nën 40 m2 -  127 552 banesa 

Nga 40 - 69 m2 -  341 983 banesa

Nga 70 - 99 m2 - 172 398 banesa 

Nga 100 -129 m  - 54 559 banesa

130 m2 e më shumë - 18 625 banesa

Nuk e di - 11 208 banesa

Afro 26.1% e këtyre banesave janë ndërtuar para vitit 1981, ndjekur nga 37.5% janë ndërtuar nga viti 1981 deri në vitin 2000, dhe 36.4% janë ndërtuar nga viti 2001. Në 82.5% të pronave të banuara familja ishte pronare, në 8% ishte me qira dhe 8.7% kishin marrëveshje tjetër banimi./Shqiptarja