Në disa qytete të vendit po zhvillohet këto ditë turi folklorik dhe kulinar, një model që lidh agroturizmin me elementë të etnografisë, artizanatit dhe kulinarisë.
Ky projekt realizohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shoqatën e Agroturizmit dhe GIZ Albania.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “shijet e Shqipërisë s’kanë kuptim pa shijen e ushqimit dhe pa provuar kuzhinën si dëshmi e traditës që po kthehet në art të mirëfilltë. Prandaj kemi krijuar një produkt të ri të agroturizmeve tona siç është turi folklorik dhe kulinar, një model që lidh agroturizmin me elemente të etnografisë, artizanatit, ushqimit, prodhuesit e vegjël në zonat rurale, këngët, vallet dhe veglat muzikore”.
Turi, shtoi Kumbaro, shtrihet në Korçë, Kolonjë, Përmet e Gjirokastër me synimin për të përfshirë të gjithë Shqipërinë.
Përmes një turi familjarizues me tur operatorë dhe media ky turi nisi me Korçën dhe Kolonjën./ata