Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mirëpriti sot në një takim zëvendësministrin për Punët e Jashtme të Japonisë, Fukazawa Yoichi.

Hasani nënvizoi në një reagim se Shqipëria dhe Japonia kanë forcuar marrëdhëniet e tyre në forumet ndërkombëtare, bazuar në mbështetjen dhe mirëkuptimin reciprok.

“Ne inkurajojmë pjesëmarrjen e Japonisë në projekte të mëdha infrastrukturore në rajon”, theksoi Hasani.

Ministri u shpreh mirënjohës për mbështetjen e Japonisë gjatë gjithë procesit të integrimit të vendit./ata