Në Shqipëri ka filluar Shkolla Verore e Turqishtes, organizuar nga Instituti "Yunus Emre" - Tiranë.

Shkolla Verore e Turqishtes e cila do të vazhdojë deri më 13 korrik përfshin mësimet rreth turqishtes, si dhe aktivitete në sport, pikturë, shigjetari dhe aktivitete të tjera.

Koordinatori i mësimdhënies në Institutin "Yunus Emre" - Tiranë, Çağatay Sünerin, për Anadolu u shpreh se ka disa vite që e organizojnë Shkollën Verore e Turqishtes për fëmijë.

"Kemi fëmijë nga mosha 9-14 vjeç dhe i kemi ndarë sipas grupmoshave. Përveç mësimit të turqishtes në program kemi aktivitete të ndryshme sportive, kulturore dhe të fushave të tjera. Kjo shkollë verore do të zgjasë dy javë, ashtu si vitet e kaluara. Në fund të programit nxënësit do të marrin certifikatat e tyre", tha Sünerin.

Sünerin theksoi se pas përfundim të kësaj shkolle, nxënësit sipas dëshirës mund të nisin kursin e plotë të turqishtes.

Shkolla Verore e Turqishtes organizohet nga Instituti "Yunus Emre" - Tiranë, me mbështetjen e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT)./aa