Numri i turistëve që vizitojnë vendin tonë është në rritje. Qershori i këtij viti ka thyer rekordin me mbi 1 milion pasagjerë.

Kryeministri Edi Rama shkroi në rrjete sociale, se 65% më shumë pasagjerë janë përpunuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me vitin e kaluar.

“Qershori i këtij viti ka thyer rekordin me mbi 1 milion pasagjerë, duke e çuar në 4,8 milionë shifrën e përgjithshme të udhëtarëve në Tirana International Airport”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se flukset në rritje të vizitorëve të huja që vijnë në vendin tonë e kanë kthyer aeroportin e Rinasit, ndër më kryesorët në Ballkan.

“65% më shumë pasagjerë të përpunuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me vitin e kaluar, që e kthejnë aeroportin tonë ndër më kryesorët në Ballkan për flukset e udhëtimeve duke i lehtësuar edhe më tej aksesin turistëve që duan të shijojnë Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti 40 % më shumë pasagjerë, duke arritur një shifër prej 7 257 574 pasagjerësh në 2023-shin. Ndërsa këtë vit, numri i pasagjerëve pritet të shkojë 8.4 milionë./ata