Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën 5-mujore 2024 u realizuan në masën 16.4 miliardë lekë.
Sipas raportit të publikuar mbi treguesit fiskalë nga Ministria e Financave, të ardhurat nga ky zë rezultuan 2.1 miliardë lekë ose 14.4% më shumë se 5-mujori 2023. Po ashtu ato ishin dhe 335 milionë lekë ose 2.1% më shumë se plani për 5-mujorin 2024.
Të ardhurat nga taksa nacionale programohen në nivelin 44.2 miliardë lekë për vitin 2024.
Parashikimet për këtë taksë për vitin 2024 janë 8% ose 3.3 miliardë lekë më shumë se i pritshmi 2023, efekte që pritet të vijnë nga rritja ekonomike në tërësi, taksat e reja të licencimit të lojërave të fatit, rritja e konsumit të karburanteve që gjeneron taksat e qarkullimit dhe karbonit etj./ata