Fluksi i lartë i pasagjerëve që lëvizin përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, ka shtuar numrin e avionëve që ulen dhe ngrihen në pistën e tij.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau në rrjete sociale pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, ku shihen avionët në radhë për t’u nisur në destinacionet përkatëse.
“Dikur këto ishin pamje që i shihnim në aeroportet e mëdha nëpër botë dhe as e imagjinonim ditën kur kjo do të ndodhte në Shqipëri, të qëndronin avionët në radhë”, u shpreh Balluku.
“Vazhdojmë dhe dëgjojmë se i erdhi koha, do të ndodhte dikur”, tha ajo, teksa evidentoi se “faktikisht është punë e mundimshme disavjeçare për ta sjellë turizmin dhe aviacionin tonë në këtë ditë të lumë”./ata