Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në CEI mori pjesë në “Takimin e 3-të të Konventës Parlamentare për Forcimin e Rolit të Dimensionit Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore”, në mbajtur Romë.
Në këtë takim delegacioni i Kuvendit përfaqësohej nga Etjen Xhafaj, kryetar dhe Albana Vokshi, anëtare.
Xhafaj në fjalën e tij theksoi se “parlamenti i Shqipërisë do të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e dimensionit parlamentar të CEI për krijimin e institucioneve të reja pasi ishte kjo Nismë e cila në fillim të viteve 90 kur ishte e nevojshme për vendet e Evropës Lindore dhe të Evropës Jugore, të bashkëpunonin për ta bërë ekonominë e vendeve të tyre të funksiononte duke hapur tregje të reja”.
Ndërsa Vokshi u shpreh se “ne i miratojmë plotësisht rekomandimet e mbledhjeve të konventave. Shqipëria mbështet plotësisht integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë dhe Ukrainës. Në këtë drejtim, nemirëpresim vendimin e KE-së për hapjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë javën e kaluar”.
“Shqipëria mban qëndrim të palëkundur dhe të qëndrueshëm në mbështetjen e Ukrainës dhe popullit ukrainas. Dëshiroj t’i referohem edhe fjalës së Caiata, faleminderit për mesazhet e forta që na dërguat neve, por më së shumti vendimmarrësve të vendeve anëtare të BE-së, kështu që shikoni mundësitë për të hapur dyert për vendet tona që kanë vite dhe vite që presin të jenë pjesë e BE-së. Ne kërkojmë ndihmën e vendeve anëtare të CEI për anëtarësimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në bazë të meritës”, tha Vokshi./ata