Grupi Parlamentar Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin organizoi workshop për proceset demografike dhe situatën në Shqipëri.

Çështjet kryesore të trajtuara kanë të bëjnë me proceset e popullsisë dhe impakti i tyre, burimet e të dhënave demografike, tranzicioni demografik dhe pasojat e regjimit demografik në Shqipëri.

Bashkëbisedimet për çështjet demografike u zgjeruan më tej në ditën e dytë të workshopit, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku u diskutua për lindjet dhe vdekjet, migrimin dhe ndikimin në popullsinë e Shqipërisë.

Ky workshop u koordinua nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, me mbështetjen e UNFPA Albania dhe ekspertizën e Prof. Arjan Gjonca, London School of Economics./ata