Pak pas takimit të Kryeministrit Edi Rama me Kancelarin Gjerman Olaf Scholz në Berlin, qeveria gjermane vlerëson si të shkëlqyera marrëdhëniet me Shqipërinë.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Christiane Hoffmann, një nga zëdhënëset e Qeverisë Gjermane ripërsërit mesazhin e Kancelarit Scholz se Shqipëria mbetet një nga partnerët më të besueshëm të Gjermanisë.

 

“Marrëdhëniet gjermano-shqiptare janë të shkëlqyera. Ne jemi të lumtur të mbështetemi te Shqipëria si një partner i besueshëm dhe mbetemi një partner i ngushtë dhe i besueshëm në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan Hoffmann.

 

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama në Berlin, Kancelari Scholz vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE./ATSH