Artistja polake Maria-Rosa Szychowska pasi ka pikturuar Kapshticën, po realizon muralen edhe në fasadën e godinave në Pikën Kufitare Doganore të Qafë Thanës, duke mundësuar një imazh të veçantë për turistët dhe qytetarët që lëvizin në drejtim të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale edhe fotot e murales.
Muralja e artistes polake përfaqëson një lloj luleje të zones, e cila sjell më shumë ngjyra dhe më shumë jetë në këto godina. Artistja do të pikturojë edhe pjesën ballore kur vjen nga Maqedonia e Veriut, duke sjellë pamje më të bukur për secilin që zgjedh të vizitojë vendin tonë.
Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë gjatë muajve të fundit është shtuar fluksi i lëvizjeve të mjeteve sidomos fundjavave.
Autoritetet bëjnë të ditur se janë marrë të gjitha masat për të mundësuar mbarëvajtje të kalimit të qytetarëve./ata