Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot emërimin në detyrë të Besart Kadisë, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.
Më parë, Kreu i Shtetit liroi Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, jo rezident, e cila aktualisht mban detyrën Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo rezident.
Gjithashtu, Presidenti Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Artemis Malos, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident./ata