Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi sot bazën eksperimentale të QTTB Shkodër, ku realizohen testime për hibridet e reja të kultivarit të misrit.

Ndër to, edhe kultivari hibdrid “Rozafa”, një kërkim i QTTB Shkodër plotësisht konkurrues ndaj farave të kompanive më të mëdha në rajon e më gjerë.

“Me fermerët biseduam për mënyrat efektive të rritjes së rendimentit të prodhimit që lidhen me aplikimin e teknologjive më të fundit, metodave biologjike për rritjen e kultivarëve dhe ujitjen e mjaftueshme që do të rrisin cilësinë e prodhimit për produktet “MadeinAlbania””, deklaroi ndër të tjera ministrja Denaj.

Ministrja vuri në dukje se do të vijohet me politikën e mbështetjes për fermerët për të arritur një prodhim më të qëndrueshëm dhe konkurrues në treg.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se prodhimi i drithërave në vitin 2023 ishte 701.314 tonë, ndërsa qarku i Fierit kishte nivelin më të lartë me 176.584 tonë, pasuar nga qarqet Elbasan me 95.572 tonë dhe Korçë me 83.889 tonë./ata