Pas shtatë rritjesh të normës bazë të interesit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë Vendosi që të ulë me 0.25% normën e interesit. Por si do të reflektohet kjo në interesat e kredive dhe të depozitave në bankat e nivelit të dytë?
I ftuar në emisionin Ekonomia 3D, eksperti i financave Artan Gjergji theksoi setashmë është koha që norma e interesit të reflektojë në një ulje të moderuar të kostove të kredisve.
“Do të ketë lehtësim të kostove të kredive, por nga ana tjetër bankat do të reflektojnë dhe ky është një fenomen që ndodh gjithmonë. Bankat do të reflektojnë politikën monetare shumë herë më shpejt politikën monetare tek depozitat sepse u intereson më shumë që të mbledhin paranë nga qarkullimi me kosto samë të vogël”.
Por si duhet të veprojnë aktualisht me qytetarët me depozitat e tyre?
“Duhet të shohin aletrnativa që kanë në dispozicion. Unë sugjeroj të jenë në depozita afatshkurtra ose bono thesari. Nëse su duhen paratë, të investojnë në periudha afatgjata 3.5.10 vjeccare pasi ka norma kthimi më të larta.”/Tema