Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi formatin dhe specifikimet e vulës së Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV), vulës së kryetarit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe vulës rezervë të Komisionit të Qendrës së Votimit, të KZAZ-së nr. 88, për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë, Qarku Vlorë, të datës 4 gusht 2024”.
Gjithashtu u caktuan partitë politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarin e Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 88.
Partitë politike që do të propozojnë anëtarët e KZAZ nr. 88, që do të ngrihet dhe funksionojë për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë, janë si më poshtë:
- Tre anëtarë propozohen nga “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PSSH);
- Dy anëtarë propozohen nga “Partia Demokratike” (PDSH);
- Një anëtar propozohet nga “Partia e Lirise” (PL).
Pas caktimit të partive politike që kanë të drejtën për të propozuar anëtarë të KZAZ-së, u hodh shorti për caktimin e anëtarit të shtatë të KZAZ-së mes PS dhe PD. Rezultatet e shortit përcaktuan se anëtari i shtatë i KZAZ-së nr. 88 do të propozohet nga “Partia Demokratike”, ndërsa sekretari i KZAZ-së do të propozohet nga “Partia Socialiste”.
Gjithashtu, KSHZ vendosi dërgimin për verifikim të thelluar të subjektit vetëdeklarues Tonin Zef Marinaj, kryetar në Bashkinë Malësi e Madhe, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm./ata