Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot në rrjetet sociale pamje filmike të artistit Agim Rada, i ndarë nga jeta një vit më parë.

“Në kujtim të Agim Radës, 1953-2023. Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të skulptorit të mirënjohur Agim Rada, kujtojmë dhe nderojmë një artist të madh që la pas një trashëgimi të pasur artistike dhe shpirtërore”, shkroi ministri Gonxhja.

Ministri thekson se Agimi nuk është më fizikisht mes nesh, por fryma e tij krijuese, veprat dhe vlerat që ai përfaqësonte do mbeten gjithmonë.

Agim Rada, artisti dhe skulptori i njohur shqiptar, u nda nga jeta më 11 korrik të 2023, në moshën 70-vjeçare.

Agim Rada lindi më 24 maj 1953 në Tiranë. Punimet i tij përfshijnë statuja të skalitura në bronz të figurave të kombit si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufri, Petro Marko dhe shumë të tjerë./ata