Punimet në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” janë në fazën e fundit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga punimet në këtë gjimnaz teksa theksoi se, shkolla emblemë e qytetit të Beratit do të jetë gati përpara shtatorit.

Në Berat po vijon me intensitet puna për përfundimin e investimit në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, financim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë, i cili do ta kthejë këtë shkollë në një institucion arsimor me standarde europiane.

Shkolla e re do të ketë kapacitete të shtuara, palestër, auditor, bibliotekë, hapësira ndihmëse dhe laboratorë në një sipërfaqe ndërtimi prej 4380 m2, në shërbim të 640 nxënësve dhe mësuesve, si dhe do të shërbejë edhe pas orarit mësimor, si qendër komunitare.

Shkolla “Babë Dudë Karbunara” në Berat është ndërtuar 60 vite më parë. Gjatë kësaj kohe, ka pasur disa rikonstruksione, por gjendja e ndërtesës ishte e amortizuar./ata