Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të marrë pjesë në finalen e Euro2024 mes Spanjës dhe Anglisë, të dielën në stadiumin olimpik të Berlinit, tha zëvendëszëdhënësi i qeverisë Wolfgang Buchner.
Scholz ka ndjekur ndeshjet e Gjermanisë kundër Danimarkës në fazën e grupeve dhe Spanjës në çerekfinale, ku mikpritësit u eliminuan pas një goli në kohën shtesë.
“Euro ka treguar se sporti mund t’i bashkojë njerëzit. Ne u jemi mirënjohës tifozëve nga e gjithë Evropa për festimin në rrugët tona, duke kënduar, duke kërcyer nën tingujt e saksofonëve ose duke kërcyer sa majtas sa djathtas”, tha Buchner./ata