Më së fundi, Shqipëria ka fituar medaljen e parë historike në një Olimpiadë. Kjo ka ndodhur para pak çastesh në sportin e mundes së lirë në Lojërat Olimpike "Paris 2024".
Kjo medalje e parë ka ardhur, falë fitores së mundësit kuqezi Çermen Valiev, i cili, fitoi me rezultatin 6-2 kundër mundësit Viktor Rassadin nga Taxhikistani, duke merituar medaljen e bronztë në peshën deri 74 kg.
Kjo është medalje e parë për Shqipërinë, në dhjetë pjesëmarrjet e saj në Lojërat Olimpike që nga viti 1972, është një sukses në veçanti për sportin e mundjes.
Ajo ka ditur të qëmtojë dhe të natyralizojë si shqiptarë sportistë cilësor, si në rastin e rusit Çermen Valiev, i cili tani e ka shkruar emrin e tij në historinë e sportit shqiptar olimpik./Dosja