Në qytetin bregdetar të Durrësit shumë rrugë kanë tashmë një sistem ndriçimi modern me teknologji LED, i cili kursen energjinë dhe ndryshon imazhin e zonës.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndau në rrjetet sociale momente nga puna për vendosjen e ndriçimit LED në rrugët e qytetit.
Aktualisht, Sako bëri të ditur se po punohet për vendosjen e 104 ndriçuesve LED përgjatë rrugës “Adria”, nga Ura e Dajlanit, tek Stacioni i Trenit.
Kryebashkiakja Sako u shpreh se “puna për ndriçimin vijon edhe në rrugë të tjera të qytetit për të rritur sigurinë e lëvizjeve të qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë që vijnë në qytetin tonë”./ata