Argjentina fitoi Kupën e Amerikës 2024 duke mposhtur Kolumbinë me rezultat 1-0 në kohën shtesë, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 0-0.
Finalja e të famshmes "Copa America" u zhvillua në stadiumin "Hard Rock" në Miami, por nisi me rreth 1,5 orë vonesë për shkak të problemeve të sigurisë të shkaktuara nga tifozët që tentonin të hynin pa bileta.
Në finalen e turneut të organizuar nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) në SHBA, Argjentina, e cila është mposhtur vetëm dy herë në 61 ndeshjet e fundit, mundi Kolumbinë, e cila ishte e pamposhtur në 28 ndeshje, me golin e Lautaro Martinezit në minutën e 112-të.
Ylli argjentinas Lionel Messi pësoi një dëmtim në minutën e 64-të të ndeshjes dhe u zëvendësua nga Nicolas Gonzalez në minutën e 66-të.
Me këtë fitore, Argjentina fitoi titullin e 16-të në turne, duke e bërë atë ekipin me më shumë fitore në historinë e kompeticionit.
Argjentina ka fituar më parë kupën në vitet 1921, 1925, 1927, 1929, 1937, 1941, 1945, 1946, 1947, 1955, 1957, 1959, 1991, 1993 dhe 2021.
Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, kishte një koncert gjatë pushimit të pjesës së parë./aa