6 mujori i parë i këtij viti ka shënuar një numë rekord të regjistrimit të mjeteve. Të dhënat tregojnë se në këtë pjesë të parë të vitit janë shënuar 50 mijë makina nga 34 mijë që ishte kjo shifër një vit më parë. Rritja është 47%.
Kjo rritje e makinave në qarkullim po ndikon edhe në uljen e moshës mesatare, e cila sipas të dhënave ka arritur në 12-vjeçare.
“Për në muajt maj-qershori kanë qenë muaj që kanë shënuar rekorde në historikun tonë, sidomos maji me gati 10 mijë mjete të regjistruara vetëm në një muaj. Shohim që flota gradualisht po rinovohet dhe po ulet mosha mesatare, që po shkon drejt 12 viteve. Këtu ka ndikur edhe fakti që janë regjistruar në total 9 mijë mjetë të reja, me kilometrazh zero”, sqaroi Arben Progni, drejtor i regjistrimit të mjeteve në DPSHTR.
Tendencën në rritje me këto ritme e regjistrimit të mjeteve, sidomos në prag të sezonit turistik, ekspertet e lidhin me fluksin e turistëve. Një segment i tregut, ai i makinave me qira, është duke u rritur vit pas viti në përpjekje për të përballuar numrin e lartë të turistëve në vendin tonë. Por nga po importohen mjetet?
“Dominojnë importet nga vendet europiane. Italia në vend të parë, e ndjekur nga Koreja e jugut, më pas vjen Gjermani, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara.”
Me këto ritme, fund i këtij viti duket se do të kapë shifrën e 1 milion mjeteve të regjistruara në Shqipëri. Por në qarkullim janë rreth 750 mijë prej tyre. /vizionplus.tv