Nën drejtimin e Kryetares, Mimi Kodheli, u zhvillua sot mbledhja e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Komisioni shqyrtoi Projektligjin “Për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Qeverisë të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të investimeve për linjën hekurudhore Vorë-Hani i Hotit – Porta Globale”. Ky projektligj u prezantua nga Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj.

Relatorja e çështjes, Hatixhe Konomi shprehu rëndësinë e projektligjit ndërsa ftoi kolegët ta miratojnë atë.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Mbledhja e dytë e komisionit vijoi me zhvillimin e seancës dëgjimore me kandidatin për Kre të Misionit Diplomatik, Genti Bendo, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën Federative të Brazilit, rezident.

Bendo, gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të komisionit shprehu objektivat në lidhje me detyrën për të cilën kandidon./ata