Në Kuvend është depozituar një amendament për projektin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.
Disa deputete gra kanë iniciuar amendamentin për të garantuar kuotën zgjedhore dalëse duke përfshirë në amendament parashikimin që edhe në listat që do t’i nënshtrohen votimit parapëlqyes të garantohet që në listën fituese 1 në 3 të jetë deputete grua.
Iniciativës së Gjonaj dhe Çupit ju bashkuan një sërë deputetesh gra nga të dy krahët politike.
Në amendament kërkohet që ashtu siç garantohet kuota 30% në hyrje si kandidate në lista ashtu të garantohet kuota gjinore edhe në listën finale./ata