Nga tatimi mbi të ardhurat personale u arkëtuan 26.8 miliardë lekë në buxhet gjatë periudhës janar-maj.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave në raportin mbi të treguesit fiskale, të ardhurat nga ky zë rezultojnë 4 miliardë lekë ose 17.5% më shumë se 5-mujori 2023, si dhe 905 milionë lekë ose 3.5% më shumë se plani i 5-mujorit 2024.

Ndikim në rritjen e nivelit të arkëtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale pati vendimi i qeverisë për rritjen e pagave në administratën publike vitin e shkuar, si dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave, që kryhet brenda 4-mujorit të parë të vitit./ata