Në qytetin e Pogradecit u zhvillua për të dytin vit radhazi “Maratona e bebave”.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga kjo maratonë, ku morën pjesë bebe nga 4-15 muajsh.

“Edicioni i II-të i “Maratonës së Bebave” në Pogradecin e bukur”, shkruan Rama.

Gara u nda në tre raunde; fëmiëjt që ecin këmbadoras, fëmijët që sapo kanë filluar të ecin dhe fëmijët 2 vjeç. Për fituesit u ndanë edhe dhurata të ndryshme.

Këtë vit gjatë tre ditëve të aktivitetit nga 25-27 korrik janë organizuar aktivitete të ndryshme si lojëra, facepainting, teatër, kërcime, balet, maskota, ngjyra gjithçka për argëtimin e vogulshëve.

Bashkia e Pogradecit ka realizuar një kalendar aktivitetesh për sezonin veror si një ofertë më shumë gjatë sezonit turistik që i shtohet liqenit, ajrit të pastër dhe peizazheve të pakrasueshme të rrethinave./ata