Zbatimi i politikave të qeverisë, me fokus rritjen e pagave ka dhënë efekte në rritjen e të ardhurave kontributive, të cilat kanë vijuar trendin rritës edhe në 6-mujorin e parë të vitit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja  shprehet se të ardhurat për periudhën janar – qershor 2024 arritën në rreth 66.2 miliardë lekë.

Sipas Gonxhes të ardhurat për periudhën janar – qershor 2024 u rritën me 22.6% më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ata