- Godina e Ish-Drejtorisë së Tatimeve në Librazhd është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit. Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 

Flakët kanë përfshirë disa zyra, ndërsa kjo godinë dyshohet se shërbente për ruajtjen e dokumenteve të tatimeve për Librazhdin. Ende nuk dihet se çfarë dokumentesh janë djegur.

Kjo ndërtesë ka shërbyer për drejtorinë e Tatimeve, por më pas ajo u transferua në Prefekturën e Elbasanit.