Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ofron shumë mundësi për të rinjtë me programet e përbashkëta dhe diplomat dyfishe me universitetet më prestigjioze europiane.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se “ky universitet me programet e përbashkëta dhe diplomat dyfishe me universitetet më prestigjioze në Evropë, si “La Sapienza”, “Tor Vergata”, Universitetin e Genovas dhe Universitetin Pedagogjik të Krakovit, si dhe me programet e larmishme në shkencat e edukimit, shkencat politike dhe juridike, menaxhim biznesi dhe teknologji, ofron shumë mundësi për të rinjtë”.

“”Studio në Shqipëri” është nisma e re e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me universitetet, për të informuar maturantët mbi potencialin dhe mundësitë që ofrojnë programet tona të studimit”, tha Manastirliu.

Ky univeristet ofron programe të reja në Bachelor:

Fakulteti i Edukimit , Mësuesi në arsimin fillor, mësuesi në arsimin parashkollor

Fakulteti i Biznesit : Ekonomia qarkulluese dhe zhvillimi i qëndrueshëm

Programe të reja studimi në Doktoraturë

Fakulteti i Edukimit: Shkenca edukimi

Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike: E drejtë publike

Programe Bachelor në Gjuhë të Huaj

Fakulteti Shkencave Politike dhe Juridike: Shkenca ndërkombëtare dhe Diplomatike  (shqip-italisht)

Fakulteti i Studimeve Profesionale : Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (shqip-anglisht)

Menaxhimi i bankave (shqip-anglisht)

Menaxhimi i Hoteleri-Turizmit (shqip-anglisht)

Programe master në gjuhë të huaj (shqip-anglisht)

Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike: E drejtë evropiane dhe e krahasuar

Fakulteti i studimeve profesionale : Mbrojtja dhe menaxhimi i mjedisit detar

Fakulteti i teknoliogjisë së Informacionit: Teknologjia Kuantike e Informacionit

Diploma dyfishe

Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike me Universitetin “La Sapienza” Romë, Itali;

Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (Bachelor); E drejta evropiane dhe krahasuar (Master)

Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike me Universitetin e Gjenovës , Itali: Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike  (Bachelor)

/ata