Vijon puna në kantierin e poligonit të parë publik të testimit praktik për lejedrejtimi dhe qendrës së parë edukative dixhitale të simulimeve virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPRRTSH) bëri të ditur se investimi synon rritjen e standardeve dhe kushte testimi transparente e siguri manovrash, por edhe një qendër moderne edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale.
Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale.
Ky kompleks i ri me një sipërfaqe rreth 6 000 m2 do të shërbejë edhe për programe edukative të sigurisë rrugore, orë këndi trafiku dhe aktivitete mësimore shtesë.