Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, në Kongresin e PS-së, tha se, se në mandatin e katërt do të vendosin qershinë mbi tortë me organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, për të cilin kanë vënë kandidaturën.
Në projeksionet e mandatit të ardhshëm që Partia Socialiste synon, Rama tha se, qeveria aspiron mbajtjen e samitit të NATO-s në Tiranë.
“Dua të vendosim qershinë mbi tortë në mandatin e katërt dhe dua të kemi në Tiranë Samitin e NATO, kemi venë kandidaturën për vitin 2027 dhe do t’i qepemi dhe do t’i bindim që s’ka më mirë se Shqipëria. Do t’i garantojmë që nuk do t’i çojmë në Vlorë për të ngrënë, se nuk po i bëj antireklamë Vlorës, se gatuajnë shumë mirë, por më kanë mërzitur me ato çmime” u shpreh Rama.
Ndër të tjera kryeministri tha se,” fuqinë e madhe që duam të mobilizojmë, për ta ngjitur Shqipërinë në atë majën e bukur të 2030, të cilën e kemi parë nga shumë larg në 2013 dhe tani e shohim dhe pikërisht pse kemi arritur ta shohim dhe më nga afër jemi dhe në gjendje ta arrijmë dhe ta prekim”, teksa renditi një veprash të rëndësishme në sektor të ndryshshëm të ekonomisë që disa prej tyre janë bërë realitet dhe të tjera janë në proces investimesh në infrastrukturë rrugore detare dhe portuale.
“Do të hapim vitin e ardhshëm edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Do t’ia sjellim vlonjatëve turistët edhe me avion, që t’ia vënë çmimin e taksisë nga Aeroporti në Vlorë më shumë se çmimi i biletës nga Londra në Vlorë”, tha Rama.
Kryeministri tha se sot Shqipëria është vendosur në hartën e vendeve të besuar dhe të sigurtë.
“Shqipëria u zgjodh vend mikpritëse e Komunitet Politik Europian në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, pas samitit të liderëve të BE, do mikpresim po këtu në Tiranë liderët e gjithë kontinentit. Kush tjeter mund ta vendoste Shqipërinë në hartë, si një vend i besuar dhe respektuar për vendet e botës”, u shpreh Rama./ata