Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në ceremoninë e betimit në Presidencë të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave.
Spiropali i shprehu urime të përzemërta dhe suksese ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, Ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Spiropali theksoi se, “ata do të kenë mbështetjen maksimale të Kuvendit dhe timen si Kryetare, në plotësimin me sukses të detyrave të tyre të rëndësishme”.
“Punë të mira na presin, në shërbim të Shqipërisë europiane dhe mirëqenies së qytetarëve”, nënvizoi Spiropali./ata