Komisioni Rregullator miratoi sot disa ndryshime në vendimin eë Komisionit Rregullator, “Për miratimin e udhëzuesit të punës për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe Grupet e Numërimit të Votave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore”.

Ndryshimet e miratuara kanë për qëllim të detajojnë detyrat dhe mënyrën e funksionimit të KZAZ-së dhe të anëtarëve të Grupit të Numërimit të Votave gjatë procesit të numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë dhe për këshillin e bashkisë./ata