Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici reagoi ne lidhje me incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Bushat ku dy kushërinjt Sinamati denoncuan  Lavdrim Gjicin se i kërcënoi e armë.

 

Në një deklaratë për mediat ai tha se personat që kanë qenë me makinë nuk kanë blerë vota, por janë në kontroll të territorit.

 

Ai ka hedhur akuza ndaj partisë kundërshtare duke thënë se po blenë vota.

 

 

‘Dielli me shosh nuk mbulohet. Videoja  e kishte të qartë se njerëzit tonë dalin në territor, në fakt për të kontrolluar fugonin e bandës që prej ditësh dalin që blejnë vota ditë për diell, janë turrë si hiena në çdo njësi administrative vetëm për të blerë vota dhe për të bërë presione, video tregohet qartë që s’ka as armë as para. Ne jemi në kontroll, kontrollojmë territorin nga bandat dhe furgoni i bandave që i ka rreth kandidati i Non Gratave. Të bllokohen të gjitha makinat me targa të huaja dhe me xhama të zeza që lëvizin në territor. Kemi prova dhe video dhe do i çojmë në organet ligjzbatuese”, tha Gjici.