Është zbardhur dëshmia e Safet Gjicit e dhënë në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Gjici është shprehur se është ndëshkuar për veprimin që ka kryer duke theksuar se ka rënë në kurthin e personave që nuk e duan.
Po ashtu ish-kryebashkiaku socialist ka theksuar se me Alma K, nuk ka parë asnjë projekt dhe se nuk ka shkelur ligjin.
“Unë u ndëshkova për veprimin qe kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore jam dakord me qëndrimin e avokatit”, është shprehur ai.
Kujtojmë se ditën e sotme GJKKO la në fuqi masën arrest me burg për Safet Gjicin, ndërsa masën arrest në shtëpi për Alma K, vajzën që shfaqet në videon intime me Gjicin.