Një aksident me vdekje është regjistruar në vendin tonë këtë të premtë. Mësohet se një betoniere në Durrës ka përplasur për vdekje një person që po ecte me biçikletë.

 

Aksidenti ka ndodhur afër spitalit të Durrësit, në lagjen numër 18 rreth orës 12:15. Drejtuesi i betonieres është shoqëruar në komisariat.

 

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.