Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në një tubim me qytetarët sot, i bëri thirrje komunitetit himariot të votojnë të dielën në zgjedhjet për kryetar Bashkie të Himarës  kandidatin e opozitës, Petraq Gjikurinë.

Sipas Berishës, “vota pasnesër për kandidatin e opozitës është votë për të mbrojtur pronat tuaja”.

“Qytetare dhe qytetarë të Himarës, vota pasnesër për kandidatin e opozitës është votë për pronat tuaja. Është votë për të drejtat tuaja.Vangjel Tava nuk përfaqëson asgjë tjetër vetëm një kukull të Edi Ramës, që emërohet aty vetëm për Gjipenë”, nënvizoi Berisha.

Të dielën, 4 gusht në Himarë do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e bashkisë, ku garojnë për opozitën e bashkuar, Petraq Gjikuria dhe për Partinë Socialiste, Vangjel Tavo./ata